Ish ambasadori i Kosovës në Shqipëri vizitoi bashkëluftëtarët në Hagë

Ish ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka vizituar në Gjykatën Speciale Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, për të cilët ka shkruar se po qëndrojnë aty me akuza të fabrikuara nga një raport politikë e mashtrues i Dik Martit, për trafikim organesh, por në asnjë paragrafë të aktakuzave ndaj tyre nuk është e thënë dhe e shkruar për trafikim organesh të raportit të famshëm të Dik Martit.
Sipas tij, në akuza ka fabrikime të akuzave të prokurorisë serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hasani përmes një postimi në ”Facebook” ka thënë se më e tmerrshmja është se akuzat që atyre ia kishte vendosur Serbia, bashkim për veprimtari armiqësore dhe terrorizëm, tashmë e kishte zëvendësuar me terminologji për të luftuar të gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me emërtimin e famshëm ”Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.
Sipas Hasanit sot më shumë se kurrë, ata që e duan atdheun dhe lirin e Kosovës, duhet të mblidhen të gjithë bashkë, institucione e shoqëri civile e qytetare dhe aleatë ndërkombëtar në mbrojtjen e luftës të drejtë dhe vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./21Media

Back to top button