Paraburgim ndaj 5 personave të dyshuar për vjedhje dhe shkretërim pylli

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Sh.L., G.S., E.Sh., M.L. dhe B.R shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ”vjedhje pylli” dhe ”shkretërimi i pyjeve”.
”Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizioni Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit me dashje në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë prerë drunj në Parkun Kombëtar “Sharri”, i cili park si i tillë është i mbrojtur me ligj me numër 04/L-087 për Parkun Kombëtar të Sharrit, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale me interes të përgjithshëm, ashtu që kanë prerë drunj të llojeve të ndryshme, të cilat pastaj i kanë bart me mjete transportuese të përgatitura enkas, dhe si pasojë të dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri’, i kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale”, bëhet e ditur në komunikatë.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

Back to top button