Ish deputeti i LDK-së për Lumir Abdixhikun: M’duket e ka pasë 1-sh në matematikë

Ish deputeti i LDK-së Blerim Grainca në një deklaratë për RTV21 tha se LDK-së i duhen reformat dhe se kjo partisë sipas tij duhet të shkojë në zgjedhje të brendshme.
“LDK ngjason pacinetit që fillimisht duhet ta pranojë që është si sëmurë, të shkojë te mjeku dhe ta respektojë terapinë, që do të thotë se duhet ta pranojë humbjen që është humbje katastrofale dhe t’i hyjë reformave edhe zgjedhjeve të brendshme, asnjë hap tjetër nuk e këndell dhe nuk e ngjallë LDK-në.”, tha ai.
Grainca kritikoi edhe kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku duke thënë se ai duhet ta pranojë humbjen.
“Po kryetari m’duket e ka pasë 1-sh në matematike, LDK-ja është sikur ajo në kuptimin sportive një ekipë e mirë sikur Barcelona edhe nuk mund të jesh e kënaqur me vendin e tretë, nëse interesi i kryetarit ka qenë të jetë partia e tretë atëherë jemi ok, por LDK-ja garon për vend të parë, kjo është humbje s’ka rëndësi si e kamuflon si e thu kjo është humbje e thellë e LDK-së.”, tha ai./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?