Ish-kancelari i Gjermanisë refuzon të ndërpresë lidhjet me Putinin

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder ka thënë se dëshiron të mbajë kontakte me presidentin rus, Vladimir Putin, pavarësisht presionit që ai të ndërpresë miqësinë e tyre për shkak të luftës së Moskës në Ukrainë.
“Unë nuk do të heq dorë nga mundësitë e mia për bisedime me Presidentin Putin”, i tha Schroeder gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në komentet e botuara më 10 korrik.
Schroeder, një socialdemokrat, ishte kancelari i Gjermanisë nga viti 1998 deri në vitin 2005 dhe pas largimit nga detyra u bë kryetar i bordit të gjigantit shtetëror rus të naftës Rosneft, transmeton rtv21.tv.
Ai dha dorëheqjen nga pozicioni në Rosneft në maj dhe refuzoi një nominim në bordin e Gazprom që ishte paraqitur përpara pushtimit rus të Ukrainës. Schroeder u përball me kritika të ashpra në Gjermani për vite me radhë për punën e tij për kompanitë.
Schroeder e bëri të qartë se ai beson se Ukraina është fajtore për faktin se negociatat kanë dështuar deri më tani.
Anëtarë të tjerë të Partisë Social Demokrate të Gjermanisë janë distancuar nga Schroeder./21Media

Back to top button