Ish-kancelari tërhiqet nga politika, thotë se do t’i përkushtohet familjes

Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz , 35 vjeç, njoftoi të enjten se po tërhiqet nga politika.
Kurz dha dorëheqjen nga postet e tij si kreu i Partisë së tij Popullore (ÖVP) konservatore dhe si udhëheqës i grupit parlamentar.
Së fundmi është bërë baba. Në deklaratën e tij ai tha se po tërhiqej nga politika për t’u fokusuar tek familja. Ai gjithashtu u tërhoq kundër kritikave dhe akuzave për korrupsion, transmeton rtv21.tv.
Kurz tha se nga 3 dhjetori do të dorëzojë edhe udhëheqjen me Partinë e tij konservatore, Popullore (OeVP).
“Vendimi nuk ishte i lehtë për mua”, tha ai në një konferencë për media duke shtuar se beteja e tij me pohimet për korrupsion kanë lënë pasoja tek ai dhe e zbehën pasionin për politikë.
Mediat austriake paralajmëruan se Kurz po planifikonte të tërhiqej nga politika. Tërheqja e Kurz nga jeta politike kombëtare vjen si një surprizë për Austrinë
Akuzat për korrupsion Kurz i ka mohuar që nga fillimi, derisa më 2 dhjetor përsëriti që shpreson të ketë rast që të dëshmojë pafajësinë e tij në gjykatë.
Akuzat për korrupsion u publikuan në tetor, kur Prokuroria urdhëroi bastisje në kancelarinë e shtetit dhe Ministrinë e Financave derisa hetohej që rrethi i ngushtë i tashmë ish-kancelarit shfrytëzoi paratë publike për të paguar sondazhe që do të përmirësonin imazhin e tij.
Sipas Prokurorisë së Austrisë, Kurz dhe nëntë individë të tjerë, sikurse edhe tre organizata janë duke u hetuar lidhur me këtë skandal./21Media

Back to top button