Ish-komandanti kërkon këngën “Xhamadani vija vija” në Sunny Hill

Ish-komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, thotë se është i dëshpëruar me përmbajtjen e paralajmëruar të edicionit të sivjetmë të festivalit “Sunny Hill”.
Mustafa përmes një postimi në Facebook theksoi se festivali është i “varfër” duke shtuar se pse mos të jehojë kënga “Xhamadani vija vija”.
“Festivali i varfër pa emrat shumë të spikatur të artit vendor. Pse të mos jehoi kënga Shqip “Xhamadani vija vija” legjenda Shemi me ILIRËT. Nuk do të duhej te shihej vetem ana komerciale e kujt do, në të tilla altivitete”, shkroi Mustafa ndër tjera në Facebook.
Nga sot, deri më 7 gusht, do të performojnë artistë të famshëm në botë dhe yje vendor në ​festivali “Sunny Hill” që mbahet në Parkun e Gërmisë.
Festivali  do t’i hap dyert në orën 12:00./21Media
Back to top button