Ish-krerët e UÇK-së para Speciales

 

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi sot përmes video-lidhjes janë pjesë e konferencës së Speciales për ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj tyre.

Ish-presidenti i Kosovës, dy ish-kryeparlamentarët dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje përballjen me Gjykatën Speciale e kanë nisur në fillim të muajit nëntor kur edhe u publikuan aktakuzat ndaj tyre, të cilat iu konfirmuan më 26 tetor.

Në paraqitjet e tyre të para, para gjykatësit së procedurës paraprake të gjithë u deklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Back to top button