Kosnett: Presim konstitutimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja

 

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Philip Kosnett, konfirmoi takimin me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kosnett shkroi se uroi Lëvizjen për fitoren ndërsa tha se temë diskutimi ishte atë çfarë e pret qeverinë e ardhshme.

Gjithashtu, ambasadori kërkoi që sa më shpejtë të konstitutohet Kuvendi i ri i Republikës dhe të krijohet qeveria e re.

“Kënaqësi të takoj Albin Kurtin dhe të uroj Lëvizjen Vetëvendosjen për fitoren e saj dhe diskutuam për rrugën e Kosovës përpara. Ne i nxisim partitë të punojnë shpejtë për të krijuar Qeverinë dhe Kuvendin që t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe në adresimin e sfidave”, shkroi Kosnett në Twitter.

Back to top button