Ish-lojtari i Gjermanisë gjobitet me 1.8 milion euro për lëndim trupor ndaj ish-partneres

Ish-mbrojtësi i Gjermanisë dhe Bayern Munich, Jerome Boateng, i cili nënshkroi këtë muaj për Olympique Lyonnais, u shpall fajtor për lëndim të paramenduar trupor ndaj ish-partneres së tij.
Ai u gjobit nga gjykata me 1.8 milion euro.
Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2014, i cili ishte paraqitur në Gjykatën e Mynihut i veshur me një kostum blu të errët, u akuzua për lëndimin e ish të dashurës së tij në një përleshje gjatë pushimeve në vitin 2018.

Nëna e vajzave të tij binjake e akuzoi Boatengun se e gjuajti me një llambë me të cilën nuk e qëlloi dhe më pas hodhi një kuti të vogël ftohëse e cila dëmtoi krahun e saj para se ta godiste dhe të tërhiqte flokët.
Boateng kishte mohuar të ketë lënduar ish të dashurën e tij.
Qendërmbrojtësi 33-vjeçar kaloi 10 vjet në Bayern pasi u bashkua nga Manchester City në vitin 2011, duke fituar nëntë tituj të Bundesligës dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve.
Ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare me skuadrën e ligës franceze Lyon javën e kaluar.
Back to top button