PSG pa Messin e Neymarin
Sot do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së pestë të Ligës 1 të Francës.
Me fillim nga ora 17:00, gjigandi francez Paris Saint-Germain do të zhvillojë ndeshje kundër skuadrës së Clermont, kurse derbi do të jetë mes Monacos dhe Marseille.
Sa i përket ndeshjeve të sotme, PSG do të ketë probleme me mungesa të lojtarëve kyç në skuadër si Lionel Messi, Neymar, Paredes, Di Maria, Ramos dhe Verratti.
Pas katër xhirove, tabelën e Ligës 1 të Francës e kryeson PSG me 12 pikë, dy më shumë se Angers që zë vendin e dytë, kurse Clermont dhe Lorient gjenden në pozitat tre, respektivisht katër në kuotën e njëjtë të pikëve, gjithsej tetë sosh.
Programin e plotë të ndeshjeve në Ligën 1 të Francës e gjeni më poshtë.
17:00 Paris Saint-Germain – Clermont (Stadiumi Parc des Princes)
21:00 Monaco – Marseille (Stadiumi Louis II)
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?