Ish-luftëtari i UÇK-së varroset sot në Gllogjan

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni, sot varroset në Gllogjan

Avni Hyseni kishte disa ditë që po qëndronte i shtrirë në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, megjithatë Hyseni nuk arriti t’i bëjë ballë sëmundjes. Ai vdiq në mbrëmjen e fundit të vitit 2018.

Hyseni ka qenë në gjendje kome së fundmi, për shkak të gjakderdhjes masive në tru.

Avni Hyseni la pas vetes dy vajza.

Ai kishte qenë pjesë e UÇK-së, teksa më pas ishte pjesë e TMK-së dhe më pas ishte pjesë e luftës së lavdisë si ushtar i UÇPMB-së.

Agjenda e varrimit:

Ora 11:30 – 12:30, mbahen homazhe në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” – Pejë.

Ora 12:30 – 13:00, mbahet ceremonia mortore në Palestrën e Sporteve “Karagaqi”.

Ora 14:00, Ceremonia e varrimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.

Back to top button