Xi Jinping thotë se Tajvani duhet dhe do të ribashkohet me Kinën

Xi Jinping përsëriti thirrjen e Pekinit

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka deklaruar se Tajvani duhet dhe do të ribashkohet me Kinën.

Deklarata e Presidentit Xi Jinping u bë gjatë një fjalimi, që shënon 40-vjetorin e përmirësimit të lidhjeve mes vendeve.

Xi Jinping përsëriti thirrjen e Pekinit për bashkim paqësor në bazë të një sistemi të dy shteteve.

“Bashkimi është një kërkesë e pashmangshme për ripërtëritjen e popullit kinez. Tajvani duhet të kuptojë se pavarësia do të sjellë vështirësi. Marrëdhëniet me Tajvanin janë pjesë e politikës së brendshme dhe ndërhyrja e huaj është e patolerueshme”, tha Xi Jinping.

Tajvani është i vetëqeverisur dhe de facto i pavarur, por kurrë nuk ka deklaruar zyrtarisht pavarësinë./21Media

Back to top button