Kaloni te përmbajtja kryesore

Ish- ministri gjerman kërkon nga BE të mbajë premtimet për liberalizmin e vizave

 
Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave.
Ai këto deklarata i ka bërë pas një takimi që ka pasur me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Roth ka shtuar se Ballkani Perëndimor i takon BE-së, duke kërkuar gjithashtu nga BE-ja që të nis negociatat për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor na takojnë dhe meritojnë më shumë se veç fjalë goje. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet, duke nisur nga bisedimet për pranim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Roth në Tëitter.
Me qëndrim të tij, është pajtuar edhe Lajçak i cili ka rishpërndarë deklaratën të Roth duke shkruar se “nuk mund të pajtohesha më shumë me vlerësimin tuaj”
Michael Roth kishte shërbyer në postin e ministrit shtetëror për Evropën në periudhën 2014-2021, nën Angela Merkelin.
/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button