Ish-ministri sudanez lirohet me kusht

Politikani sudanez dhe ish-ministër i kabinetit Khalid Omer Yousif, i cili u arrestua nga ushtria pas grusht shtetit të vitit të kaluar, është liruar me kusht.
Yousif kishte qenë pjesë e një grupi pune që sekuestroi prona dhe pushoi nga puna burokratët e lidhur me ish-presidentin Omar al-Bashir.
Dy anëtarë të tjerë të së njëjtës task forcë janë ende në arrest.
Udhëheqësi ushtarak i Sudanit, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, ka rikthyer në detyrë besnikët e Bashirit, të cilët ishin shkarkuar pasi ish-presidenti u rrëzua në vitin 2019.
Ka pasur protesta të shpeshta kundër grushti shtetit, të cilat janë shtypur me forcë.
Më shumë se 90 protestues janë vrarë./21Media

Back to top button