Ish-politikani bashkë me vëllain qëllohen për vdekje live në TV

Një ish politikan indian i dënuar për rrëmbim është qëlluar për vdekje drejtpërdrejt në TV së bashku me vëllain e tij.

Atiq Ahmed, i cili ishte nën shoqërimin e policisë, po fliste me gazetarët kur një armë iu afrua pranë kokës në Prayagraj, i njohur gjithashtu si Allahabad.

Pas të shtënave të shtunën mbrëma, tre persona të cilët ishin paraqitur si gazetarë u dorëzuan me shpejtësi dhe u morën në paraburgim.

Kujdes! Pamjet janë të rënda!

Djali adoleshent i Ahmedit u qëllua për vdekje nga policia disa ditë më parë.

Ahmed më parë kishte pohuar se ishte kërcënuar me jetë e tij nga policia.

Videoja tregoi Ahmedin dhe vëllain e tij, Ashraf, të dy në pranga, duke folur me gazetarët gjatë rrugës për një kontroll mjekësor në spital disa sekonda para se të qëlloheshin të dy.

Në pamjet, të shpërndara gjerësisht në mediat sociale dhe kanalet televizive, Ahmedi pyetet nëse mori pjesë në funeralin e djalit të tij.

Fjalët e tij të fundit para kamerës janë: “Nuk na morën, prandaj nuk shkuam”.

Tre sulmuesit e dyshuar kishin mbërritur në vend me motoçikleta, tha policia. Në vendngjarje kanë mbetur të plagosur edhe një polic dhe një gazetar.

Pas incidentit të së shtunës mbrëma, kryeministri Yogi Adityanath urdhëroi një hetim gjyqësor për vrasjet dhe ndaloi tubimet e mëdha në rrethet e Uttar Pradesh./21Media

Back to top button