Ish -presidenti Pacolli me homologët nga Shqipëria shkojnë në Hagë, ftesën e injorojnë ish- udhëheqësit e Kosovës
Behgjet Pacolli në cilësinë e ish presidentit të Kosovës bashkë me ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë do të vizitojnë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Kjo u bë e ditur nga Jetlir Zyberaj përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai po ashtu tha jo vizitë po bëhet me iniciativë të Pacollit dhe se ftesa iu është bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët sipas Zyberajt për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre.
“Ish presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilen thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nepërmjet letrës. Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta. Ka momente kur polarizimi nuk i ndihmon interesit kombëtar të vendit dhe ky është një prej tyre, por uniteti është përgjigja ndaj agresionit të Serbisë kundër historisë, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës.”, shkroi Zyberaj./21Media