Zbulohet një tjetër aferë e Piques në vitin 2012

Në qershor, Gerard Pique dhe Shakira i dhanë fund lidhjes shumëvjeçare.

Menjëherë pasi u bë i ditur lajmi për ndarje, erdhi në dritë “tradhëtia e mundshme” e Pique ndaj Shakiras.

Pique me t’u bërë i ditur lajmi për ndarje nga nëna e dy fëmijëve të tij, ai bëri publike lidhjen me 23 vjeçaren, Clara Chia Marti.

Por, paparaci Jordi Martin ka zbuluar një tjetër aferë të Piques në vitin 2012, aso kohe, futbollisti dhe këngëtarja kishin 2 vjet bashkë.

Martin nxori detaje nga një aferë e futbollistit me modelen izraelite Bar Refaeli.

Në videot e publikuara gjatë fundjavës, Martin supozon se ai ka një mik të përbashkët me modelen, që ka konfirmuar aferën e saj me Piquen.

Madje, ai ka konfirmuar se ajo vizitonte shumë shpesh Barcelonën për këtë arsye.

Në atë kohë, Shakira ishte në pritje të fëmijës së parë me Piquen.

Më pas, lindi Milan, më 22 janar të vitit 2013.

Martin gjithashtu ka zbuluar se ai ia ka treguar këtë informacione edhe Shakirës ditë më parë.

Ndërkaq, Shakira dhe Pique u takuan ditë më parë për të diskutuar mbi kujdestarinë e fëmijëve, Milan dhe Sasha./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button