Ish-punëtorët e “Ramiz Sadikut” protestuan para Prokurorisë së Shtetit

Prokuroria e Shtetit do të merret me hetimin e këtyre listave

Sot, rreth orës 11:00, para objektit të Prokurorit të Shtetit, në Prishtinë kanë protestuar ish-punëtorët e ndërmarrjes ndërtimore ‘’Ramiz Sadiku’’, me përfaqësuesin e saj, Idriz Zhinipotoku, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkak të mos pagesës prej 20 përqind, nga shitja e aseteve të kësaj ndërmarrjeje.

Gjithashtu, përfaqësuesit e saj janë pritur në takim nga zëvendëskryeprokurorja e shtetit, Sevdije Morina dhe prokurori, Idain Smailji, të cilët kanë diskutuar për këtë rast.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre sa i përket manipulimit mbi ndërmarrjen e tyre dhe kanë kërkuar që Prokuroria e Shtetit të merret me hetimin e listës së kësaj ndërmarrje, duke theksuar se aty janë futur persona në mënyrë të pamerituar, të cilët edhe kanë marrë këtë përqindje, duke mos qenë asnjëherë pjesë e kësaj organizate.

Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje, me përkushtim do të merret me hetimin e këtyre listave, të cilat dyshohet se janë manipuluar./21Media

Back to top button