Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e RB Leipzigut

Skuadra gjermane, RB Leipzig, e ka emëruar në krye të skuadrës ish-trajnerin e Borussia Dortmundit dhe Borussia Monchengladbachut, Marco Rose.
Rose merr rolin e trajnerit te Leipzigu pas shkarkimit të Domenico Tedescos, i cili u turpërua në Ligën e Kampionëve nga Shakhtar Donetsk me rezultat 4:1.
Rose ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubin, ku tani është në dorën e 45 vjeçarit që të rikthej formën e Leipzigut, pasi që momentalisht ky i fundit zë vendin e 11 në Bundesliga pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.

Back to top button