Ish-ushtarja e UÇK-së ftohet nga Specialja
Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë ish-ushtares së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadete Doda – “Shota”.
Ajo do të paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë më 26 janar.
Këtë e ka bërë të ditur anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ganimete Musliu.
“Çlirimitaret e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëher është ftuar ti bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do të paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë. Çlirimitaret do kthehen faqebardhë, por si do jetojnë me turpin mjeranet që deponuan dosje në Hagë!”, ka shkruar Musliu në Facebook./21Media
Çlirimitaret e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëher është ftuar…
Posted by Ganimete Musliu on Sunday, 24 January 2021
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?