Ish-zyrtari i Qeverisë dënohet për mashtrim me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Zahir Bajrami për veprën penale Mashtrimi

Zyrtarja për informim e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi për portalin rtv21.tv konfirmoi se i akuzuari Z.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5000 (pesë mijë) euro, koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak i llogaritet në dënimin e shqiptuar.

“I akuzuari Z.B me qëllim të përfitimit të kundërligjshshëm të dobisë pasurore, derisa ishte drejtor për buxhet dhe financa në zyrën e Kryeministrit të Kosovës kishte kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me nenin 31  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, ka njoftuar ajo.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Theelore në Prishtinë./21Media

Back to top button