Krasniqi vizitoi Skenderajn, Nuraj thotë se dëmet nga përmbytjet janë me miliona euro

Përmbytjet në Skenderaj që shkaktuan dëme në infrastrukturë, ekonomi familjare, biznese dhe automjete, tejkalojnë vlerën miliona euro, kështu theksoi kryetari i kësaj komune Fadil Nura.
Ai theksoi se janë formuar komisionet për vlerësimin e dëmeve.
Për t’i parë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Skenderaj, ishte edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili kërkoi nga qeveria kompensimin e miliona euro të shkaktuara nga përmbytjet e djeshme.
“Përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Dëmet materiale kapin shumën milionë euro, për çka kërkoj nga qeveria kompensimin e tyre”, tha ai.
11: 12- Vërshimet shkaktojnë dëme në Skenderaj, komuna pezullon një pjesë të shërbimeve
Komuna e Skënderajt ka themeluar 11 komisone komunale me nga pesë anëtarë secili të cilët do të dalin në teren për të për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Ky vendim u mor në takimin e sotëm të Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, me Bordin e Drejtorëve.
“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur gjatë ditës së djeshme, si pasojë e situatës që kërkon reagim të menjëhershëm në teren, sot një pjesë e shërbimeve komunale është e pamundur të ofrohen. Komuna e Skenderajt njofton se nuk do të ketë orar të punës për Ekzekutivin komunal, deri në përfundimin e procesit të vlerësimit të tërësishëm të dëmeve materiale.”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skënderajt.
Komuna i ka kërkuar qytetarëve që të ruajnë provat (video-xhirim, fotografi) të dëmeve të pronave të luajtshme dhe të paluajtshme./21Media
 

Back to top button