Ishte duke bërë pelegrinazh në Kishën e Shna Ndout në Laç, rrëzohet dhe vdes gruaja

Një grua ka vdekur ditën e sotme teksa ishte duke marrë pjesë në pelegrinazhin e Kishës së Shna Ndout në Laç.

Fillimisht ajo është dërguar në spitalin e Traumës me autoambulancën e Laçit, pasi dyshohet se është rrezuar teksa ishte në pelegrinazh.

Sipas mjekëve nga spitali Laçit personi ka marre plagë të renda, ndaj është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tirane për mjekim me te specializuar, por nuk ka mbijetuar.

Akoma janë të paqarta shkaqet e kësaj ngjarje dhe po punohet për zbardhjen e saj.

Back to top button