“Ishte e habitshme që mësuam nga mediat se AKK është larguar nga Komiteti AntiCovid”

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi sonte deklaroi se ishte e habitshme që mësuan nga mediat se AKK është larguar nga Komiteti AntiCOVID, shkruan rtv21.tv
Lidhur me këtë, Ibrahimi në “Click” të RTV21 tha se kryetarët e komunave ishin të indinjuar sepse, siç tha ai,  u vlerësua se në mënyrë arbitrare komunat u larguan nga Komteti AntiCovid.
Për takimin me Kryeministrin Albin Kurti, Ibrahimi potencoi se Asociacioni nuk ka qenë as i njoftuar e as i ftuar./21Media

Back to top button