Ishte i prekur me Covid-19, vdiq një 42 vjeçar

 

Tre persona të moshave 42, 76 dhe 86 vjeç që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informoi se gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan edhe 249 raste të reja me Covid-19, ndërsa u shëruan edhe 316 persona.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (42, 86 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).”, informoi IKSHPK.

Sipas institutit, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 116 raste, Prizren 44 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 9 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Skenderaj 5 raste, Gjakovë 4 raste, Suharekë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Istog, Kamenicë, Shtime dhe Viti.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.344 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.876. Numri total i rasteve pozitive është 64.768 raste nga 271.493 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.548 raste të vdekjes.”, bëri të ditur tutje IKSHPK./21Media

316 TË SHËRUAR DHE 249 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, February 16, 2021

Back to top button