Kryhet një operacion i komplikuar në QKUK, pacientit i hiqet tumori

 

Mjekët në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kryer një operacion kompleks, duke i larguar pacientit tumorin nga mëlçia.

Sic njofton QKUK operimi i Hemangiomës, tumor me prejardhje nga enët e gjakut, i cili zhvillohet në mëlçi, vlerësohet si një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë e barkut.

Bëhet e ditur se pacienti i moshës 38 vjeçare, pas intervenimit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shpejt për në shtëpi.

Operacioni, i bërë nga një ekip mjekësh të trajnuar, me aparaturë moderne, më parë është kryer vetëm jashtë vendit./21Media

Back to top button