Ishte në kërkim, arrestohet 23 vjeçari nga Kaçaniku

Një 23 vjeçar nga Kaçaniku është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Ç.L është arrestuar sot në orën 12:20 në fshatin Ivajë të Kaçanikut.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje’’  me dënim burgimi prej një vit e pesëdhjetë  ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./21Media

Back to top button