Ishte shpallur në kërkim, arrestohet Fisnik Lajqi
Bashkëpunimi i qytetarëve ndihmë për arrestimin
Falë bashkëpunimit të qytetarëve, Policia e Kosovës ka arritur që të martën të arrestojë Fisnik Lajqin i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për pesë vepra të ndryshime penale.
I dyshuari i lartcekur është dërguar në vuajtje dënimi prej 39 muajve në Qendrën Korrektuese Dubravë.
Policia thotë se rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me ta do të çojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.
“Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në policë pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt”, thuhet në komunikatën e policisë.