“Ishte urdhër i rremë”, Musliu thotë se ka informacione të reja për ngjarjen në Skenderaj

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se urdhri për t’u nisur për në Skenderaj, mbrëmjen e së enjtes – ishte i rremë.
Musliu deklaron se ka informacione që pohojnë se njësia speciale ishte njoftuar se do të shkonte në veri, por gjatë rrugës e kuptuan që destinacion kishin Skenderajn.
“E gjithë struktura komanduese e policisë në Mitrovicë dhe ajo e njësisë speciale në fjalë, iu nënshtruan një presioni të tmerrshëm, nga marioneta e Albin Kurtit, Xhelal Sveçla. Kurse Mehani i cili në Drenicë do mbahet mend si i pari pas Millosheviçit që kontribuoj në shtetrrethimin e Skenderajt, ishte vetëm një figurë e vockël në gjithë këtë teatër. Qëllimi i tyre nuk u realizua” shkroi Musliu.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?