ISIS ka kryer masakër në Mosul

Ekzekutohen mbi 160 persona në qytetin irakian Mosul

Komisari i lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut, Zeid Rad Al Hysein, ka akuzuar sot organizatën Shteti Islamik se më 1 qershor ka vrarë 163 persona, të cilët po arratiseshin nga qyteti irakian, Mosul.

Hysein me gjasë tha se vrazhdësia e Shtetit Islamik nuk njeh kufij dhe shtoi se bashkëpunëtorët e tij e kanë informuar se kufomat e meshkujve, grave dhe fëmijëve të ekzekutuar ende gjenden në rrugët e lagjes Al Shir, në perëndim të Mosulit, transmeton rtv21.tv

Ushtria e Irakut, e mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar për luftë kundër Shtetit Islamik, i cili kryesohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga tetori i vitit të kaluar po kryeson ofensivën për çlirimin e Mosulit, të cilin Shteti Islamik e pushtoi në vitin 2014.

Pas çlirimit të pjesëve lindore të qytetit, në janar, ushtria irakiane tani po tenton të dëboi islamistët nga pjesët perëndimore të qytetit.

OKB-ja në fund të majit vlerësoi se në pjesët e Mosulit, të kontrolluara nga islamistët, kanë mbetur të ngujuar mbi 200 mijë civilë./21Media

 

Back to top button