Tillerson: Trump më ka kërkuar që të ripërtërijë marrëdhëniet me Rusinë

“Rrëfehet” sekretari amerikan i shtetit

Sekretari amerikan i shtetit, Reks Tillerson, deklaroi sot në Vellington se presidenti amerikan, Donald Tramp e ka lutur që ai të angazhohet në përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Ai me këtë rast tha se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në nivelin më të ulët të mundshëm dhe se po vazhdojnë të përkeqësohen dhe se pikërisht për këtë arsye Tramp ka kërkuar nga ai që marrëdhëniet të stabilizohen dhe që të rivendoset mirëbesimi i ndërsjellë, transmeton rtv21.tv

Gjatë vizitës së tij në Zelandën e Re, Tillerson nuk deshi të komentojë dëshmitë e mundshme në lidhje me përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, duke theksuar se nuk ka njohuri për këtë.

Sipas fjalëve të tij, Tramp i ka thënë atij se grindjet në lidhje me Rusinë nuk duhet të pengojnë dhe të ndikojnë në përpjekjet dhe angazhimin e tij për të përmirësuar marrëdhëniet me Moskën./21Media

Back to top button