Ismaili kërkon shkarkimin e Konjufcës

Vazhdojnë akuzat e PDK-së për LVV-në

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili kërkon shkarkimin e Glauk Konjufcës nga posti i Kryetarit të Kuvendit.

Ismalili akuzon Konjufcën se ka inspiruar organizatën “Syri i Popullit’.

“Është e papranueshme që ai ta ushtrojë detyrën e Kryeparlamentarit të Kosovës, ndërkohë që aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të “Syrit të Popullit” morën dënimin nga drejtësia kosovare për veprimtarinë e tyre kriminale.”, tha Ismaili.

Duke shtuar se Vetëvendosje për vite me radhë ka përdorur dhunën dhe ka inspiruar të tjerët për një gjë të tillë, ai po ashtu akuzoi LVV-në se “krijuan lista për të vrarë figura të ndryshme publike, përfshirë kundërshtarët politikë. Azem Vllasi i shpëtoi atentatit dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të “Syrit të Popullit” u kapën.

Ismaili po ashtu në rrjete sociale publikoi një fotografi të të dënuarit të rastit “Syri i Popullit”, Sadri Ramabaja gjatë një konference në Lëvizjen Vetëvendosje./21Media

Back to top button