Ismaili: Nuk mund t’i premtoj askujt pagë 4 mije euro!

Ministri Ismajli në RTV 21: “Nëse kirurgët i refuzojnë 1200 euro le të tregojnë, 4 mijë nuk bëhet!”

Ligji për pagat do të mundësoj pagë deri në 1200 euro për mjekët, që është më e larta në rajon, ndërsa kërkesa e kirurgëve për rritje page deri në 4 mijë euro, është jo reale dhe e parealizueshme.
Kështu tha ministri i shëndetësisë,  Uran Ismaili, në emisionin Argument Plus, duke komentuar grevën e kirurgëve, e cila sipas tij është e paarsyeshme. Intervistën që me ministrin Ismajli e ka zhvilluar gazetarja Leonora DALIPI, emetohet sonte  gjërësisht në emisionin kontaktues “Argument Plus” në orën 21.30. /21Media

Back to top button