Bllokohet rruga Prishtinë-Pejë

Kamionë nuk kanë arritur të ngjiten në vendin e quajtur “Kulla e Krivovës”

Rruga magjistrale Prishtinë-Pejë është bllokuar pothuajse tërësisht si pasojë e kolonave të gjata, të cilat arrijnë deri në 10 kilometra.

E gjithë kolona është shkaktuar nga katër kamionë të cilët nuk kanë arritur të ngjiten në vendin e quajtur “Kulla e Krivovës”, për shkak të reshjeve të borës.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po mundohet ta drejtojë komunikacionin.

Kjo gjendje në rrugën Prishtinë-Pejë është krijuar nga ora 16:00.

Kurse Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në mëngjes kishte deklaruar së të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme për qarkullim.

Back to top button