Ismaili: Po realizohet një premtim i madh

Ministri tha se ligji për pagat ia mundëson mjekëve të mos largohen nga vendi

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha së jemi para një hapi historik sa i përket sektorit të shëndetësisë.

Ai në një prononcim për medie në hollin e kuvendit para fillimit të seancës, tha se tani ky ligj (ligji për pagat) për herë të parë parasheh një rritje pagash për të gjithë në sektorin e shëndetësisë.

Sipas tij, tash ky ligj iu mundëson mjekëve të mos largohen nga vendi. Kushtet sipas tij, janë krijuara që mos të ketë nevoja financiare që mjekët të ikin nga vendi.

“Paguajmë një forcë punëtore më shumë së shumica e vendeve përreth”, tha ai.

Sipas tij po realizohet një premtim i madh.

Ndryshe, Projektligji për paga ditëve të fundit ka nxitur reagime të ndryshme, për siç është thënë, mosnivelizimin dhe kategorizimin e pagave në sektorin publik. /21Media

Back to top button