Kaloni te përmbajtja kryesore

Veseli tha se askujt nuk do t’i ulet paga ekzistuese

Sipas kryeparlamentarit, ligji parasheh vetëm rritje

Ende pa u hedhur në votim projektligji për pagat, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se bashkë me ligjin për buxhetin po miratohet edhe ligji për pagat në sektorin publik.

“Me këtë ligj, po i japim fund arbitraritetit dhe anarkisë që kanë mbizotëruar në këtë fushë për pothuajse 20 vjet. Pagat u janë rritur të gjithë mësimdhënësve, personelit shëndetësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civilë dhe të gjitha kategorive tjera në sektorin publik”, ka shkruar Veseli në “Facebook”.

Ai ka shtuar se kanë bërë një ligj të standardeve më të mira, siç ka cekur Veseli, duke respektuar meritat e secilës kategori që paguhet nga buxheti i shtetit.

“Askujt nuk do t’i ulet paga ekzistuese. Ligji parasheh vetëm rritje. Tani, fokusi do të jetë në sektorin privat, për rritjen e prodhimit vendor dhe nxitjen e ndërmarrësisë të hapë vende të reja pune dhe me paga më të larta”, ka shkruar tutje Veseli.

Kuvendi i Kosovës sot po mbanë seancën plenare për shqyrtimin e nëntë pikave të rendit të ditës e ndër to është edhe buxheti 2019 dhe projektligji për pagat./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button