Ismajli: I Kemi dhënë prioritet të madh zhvillimit ekonomik të Gjilanit

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli në debatin zgjedhor të RTV21, ka treguar disa nga pikat e tij kryesore qeverisëse nëse bëhet kryetar i kësaj komune.

“I kemi dhënë prioritet të madh zhvillimit ekonomik lokal sepse konsiderojmë që është njëri nga prioritetet tona për me dhënë mundësi qytetit edhe njerëzve me u zhvillu, me u punu edhe ndërtu. Në zhvillim ekonomik, në fazën e parë kemi vendosë me trajtu zonën urbane të qytetit, trasnformim i thellë i kësaj zone në kordinim të plotë me qytetarët që janë pjesë e atyre zonave. Gjithashtu kemi punuar shumë edhe në ndërtimin e Gjilanit të ri, në tri pjesët e qytetit”, tha ai.

Ismajli shtoi se ka projekte të cilat janë lënë të gatshme nga partia e tij, ku abuzon kryetarin aktual, Alban Hysenit i cili sipas tij nuk ka bërë veprime për nisjen e këtyre projekteve.

“Jemi të detyruar me u marrë me shumë projekte i kemi lënë të gatshme në vitin 2021 ku si pasojë e mos vullnetit politik nga ky kryetar në ikje dhe qeverisje në ikje nuk është bërë asnjë veprim i mundshëm për me i nisë përpara këto projekte”, deklaroi ai. /21Media

Back to top button