Istogu në finale të Kupës së Kosovës

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Klubi hendbollistik i femrave, KHF Istogu do të luaj në finale të Kupës së Kosovës në hendboll. Të shtunën Istogu në finale takohet me Prishtinën.

Kalimin në finale istogaset e siguruan të premten mbrëma në palestrën e tyre. Istogu e mposhti Vushtrrinë në gjysmëfinale me rezultat 30:21. Istogaset nisën herët shkëputjen në rezultat dhe kanë qenë vazhdimisht në avantazh. Pjesa e parë përfundoi 12:9 për Istogun. Vushtrriaset nuk janë dorëzuar deri në fund, por këtë herë hendbollistet e Istogut kanë shfaqur më shumë.

Esma Muratoviq shënoi 11 gola, ndërsa kapitenia Albina Rugova shtoi 5 gola për Istogun. Lorena Matarova ishte më efikasja te Vushtrria me 6 gola kurse kapitenia Shqipe Tahiri i kishte 5 gola.

Vushtrria të shtunën e kaluar fitoi titullin e kampionit të Kosovës, duke mposhtur në finale të plejofit pikërisht Istogun./21Media