Italia mirëpret heqjen e barrikadave në veri të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani ka thënë se e ka mirëpritur heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet të punojnë për forcimin e dialogut”, ka thënë Tajani.
‘Heqja e postblloqeve në veri të Kosovës është një arritje e mëtejshme e punës së kryer në sinergji me BE-në, SHBA-në, NATO-n dhe KFOR-in. Për të lehtësuar tensionet qeveritë e Serbisë dhe Kosovës duhet të punojnë për forcimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Italia do të vazhdojë ta mbështesë këtë proces”, ka shkruar Tajani .

Back to top button