Kaloni te përmbajtja kryesore

​Italia mirëpret marrëveshjen e pengjeve Izrael-Hamas

Italia mirëpret marrëveshjen midis Izraelit dhe Hamasit për lirimin e 50 pengjeve civilë në Gaza në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe një armëpushim katërditor, tha të mërkurën zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

“Qeveria mirëpret marrëveshjen për lirimin e 50 pengjeve që pas shtatë javësh të gjata do të mund të përqafojnë sërish të dashurit e tyre”, shkruan Tajani në X.

“Tani është e nevojshme të sigurohet që pauza në luftime të përdoret për të ofruar ndihma humanitare për civilët” në Rripin e Gazës, shtoi Tajani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button