Italia në finale të Euro2020
Italia mposhti Spanjen në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kampionatit Evropian Euro 2020. Fituesi i kësaj ndeshje u përcaktua me penallti, që dolën të jenë italianët me rezultat 4-2.
Pas 90 minutave të rregullta ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 me golat e realizuara nga Chiesa dhe Morata.
Në vazhdimet dy herë nga 30 minuta Spanja u tregua më dominuese por nuk arriti ta ndryshonte rezultatin.
Finalisti tjetër i Euro 2020 do të përcaktohet nesër nga ndeshja Angli – Danimarkë./21Media