Gjuajtje me armë në Mitrovicë, policia jep detaje

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sonte rreth orës 22:00 në lagjen Shipol të Mitrovicës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Lidhur me këtë rast policia ka thënë se nuk raportohet për të lënduar.
“Sonte rreth orës 22:00, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ishin dëgjuar të shtëna, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në cilësi të provës materiale kanë gjetur një gëzhoj. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Zahiti./21Media

Back to top button