Italia përgatitet për mot më ekstrem

Italia është e përgatitur për mot më ekstrem pasi shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme goditën të martën shumë pjesë të Italisë veriore dhe qendrore.
Roma u godit rëndë, me një stuhi që shkaktoi përmbytje.
Ekipeve të zjarrfikësve iu desh të ndihmonin disa shoferë të bllokuar, një stacion metroje u mbyll gjithashtu nga përmbytjet dhe disa pemë u rrëzuan nga erërat e forta.
Stuhitë shkaktuan dëme edhe në Liguria, Toscana, Emilia Romagna dhe Friuli Venezia Giulia.
Dy valë të tjera shiu të rrëmbyeshëm parashikohen të godasin Italinë deri në fundjavë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?