Italia pezullon fluturimet nga Brazili edhe për dy javë

 

Italia ka zgjatur edhe për dy javë të tjera pezullimin e fluturimeve nga Brazili në përgjigje të variantit të ri të koronavirusit të zbuluar atje, ka thënë Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

“Unë kam nënshkruar një urdhër të ri që shtyn pezullimin e fluturimeve nga Brazili dhe ndalimin për të hyrë në Itali për të gjithë ata që kanë kaluar nëpër vend në 14 ditët e mëparshme,” tha ai në Facebook.

Ai shtoi që Italia duhet të ruajë “qasjen e saj të kujdesshme” ndërsa shkencëtarët e saj vazhduan të studiojnë variante të ndryshme, transmeton rtv21.tv.

Pezullimi i cili kishte qenë fillimisht deri në fund të janarit tani është zgjatur deri në mes të shkurtit./21Media

Back to top button