Italia premton thjeshtësim të marrjes së vizave deri në liberalizim

Nënsekretari i Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme, Benedetto Della Vedova tha se Italia e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, duke shtuar se vendi i tij mund ta thjeshtësojë procesin e marrjes së vizave Italiane për kosovarët deri në liberalizim.
Ai sot tha së heqja e vizave do të ishte e rëndësishme për marrëdhëniet kulturore, ekonomike e për studentët që duan të studiojnë jashtë.
“Ajo çka mund të bëjmë si Itali deri të ndodhë liberalizimi është thjeshtësimi sa më shumë i procedurave për ata që kërkojnë viza të Italisë. Nuk mund të përgjigjem për dyshimet që kanë vendet tjera. Personalisht nuk kam frikë nga rritja e numrit te emigrantëve, por janë disa parti në Evropë qe e shohin si problem. Disa çështje që nuk priten kanë ndodhur me sulmin e pa justifikueshëm të Rusisë mbi Ukrainën”, tha Vedova në një konferencë për media.
Ai shtoi se qasja e Kosovës në dialogun me Serbinë është e sinqertë, ndërsa sipas tij, Italia e përkrah përfshirjen e Bashkimit Evropian në gjetjen e zgjidhjes.
“Qasja e sinqertë e Kosovës në këtë dialog. Nuk e konsiderojmë të nevojshëm një emisar të veçantë, për me rendësi të arrihet deri tek qëllimi”, shtoi ai./21Media

Back to top button