Italianët “boshatisin” supermarketet pas shpërthimit të koronavirusit

Deri më tani në Itali janë regjistruar 132 të infektuar me koronavirus

Italia është në gjendje alarmi për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Disa qytete në veri të vendit janë futur në karantinë, ndërsa qytetarët po marrin masa mbrojtëse.

Në rajonin e Casalpusterlengo, një nga bashkitë e zonës së shpërthimit të koronavirusit, shumë njerëz me masaka në fytyrë, u radhitën para supermarketeve në pritje të hapjes së tyre.

Ndërkohë, një punonjës policie ishte i pranishëm në një nga supermarketet ku pati dyndje të mëdha njerëzish. Ai ndihmoi qytetarët për të ruajtur qetësinë dhe për të mos krijuar probleme.

Si duket qytetarët po marin masa duke u furnizuar me ushqime, pasi qeveria italiane ka bërë thirrje për vetëkarntinim në shtëpi. Deri më tani në Itali janë regjistruar 132 të infektuar, të diagnostikuar, ndërsa janë shënuar dhe dy viktima.

Back to top button