Iu bllokuan paratë, ‘botoxi’ i mbeti në gjysmë

Ylli pakistanez i TikTok-ut, Hareem Shah informoi se la në gjysmë procedurën e mbushjes së buzëve, sepse Agjencia Federale e Hetimit të vendit (FIA) i ngriu llogaritë e saj bankare.
Në video shihet se buza e sipërme e Hareem Shah-ut u fry, me sa duket si pasojë e lënies në mes të trajtimit të mbushjes së buzëve.
“Unë jam në Mbretërinë e Bashkruar tani. Sot shkova te mjeku për të bërë mbushjen e buzëve. Mjeku sapo kishte futur një mbushës në njërën anë të buzës sime kur mora një telefonatë dhe mora vesh që FIA më kishte ngrirë llogaritë bankare”, tha ajo.


Sipas medias indiane, Hareem Shah tha se vendosi  të linte procedurën në mes pasi ishte e shtrenjtë dhe llogaritë e saj u ngrinë.
Siç u raportua, FIA kishte nisur një hetim për pastrim parash kundër Hareem Shah më 12 janar pasi ajo kishte ngarkuar një video në një platformë të mediave sociale duke pretenduar se ajo kishte udhëtuar nga Pakistani në Mbretërinë e Bashkuar me një sasi të konsiderueshme parash./21Media

Back to top button