Kaloni te përmbajtja kryesore

Iu dha lamtumira e fundit Qerim Kelmendi

U tha se ishte ideator, e punëkryes i radhëve të para të UÇK-së

Qerim Kelmendi, i cili u vra mëngjesin e së enjtes, u varros sot me nderime shtetërore, në Kompleksin e Dëshmorëve të UÇK-së në Gllogjan.

Bashkëpunëtorë të tij, ish-luftëtarë të UÇK-së, familjarë, e qytetarë të shumtë, u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Kelmendit, i cili ishte prej pjesëtarëve të parë të UÇK-së. Për të u tha se ishte ideator, e punëkryes i radhëve të para të UÇK-së. Po ashtu, në tubimin mortor në Gllogjan, u tha se Qerim Kelmendi ishte erë për liri, e shpirtmadh.

Në emër të bashkëluftëtarëve, Daut Haradinaj, ish-gjeneral i UÇK-së, e sot deputet në Kuvendin e Kosovës, tha se do të qojnë përpara amanetin e Qerim Kelmendit.
kanë me mbet burra, që amanetin e tij e qojnë përpara”, tha ai.

Ndërsa Osman Kelmendi, vëllai i Qerim Kelmendit, tha se do familja do të marrë vetëm dhimbjen.

Ibish Neziraj, bashkëpunëtor i Qerim Kelmendit, tha se ai u vra nga ata që e kërkuan ta vrisnin në luftë. Ai shtoi se Qerim Kelmendi ishte dëshmitari më i besuar.

E bashkëveprimtari i tij Blerim Muriqi, tha se mbi trojet shqiptare do të fryjë era e bashkimit dhe se këta që kanë mbetur, do t’i mposhtin armiqtë.

Gjithashtu sot në qendër të qytetit të Pejës u bënë homazhe për Qerim Kelmendin ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra mëngjesin e së enjtes.

Nën organizimin e OVL-UÇK në Dukagjin, qytetarë e ish-bashkëluftëtarë të Kelmendit, depu tetë e kryetar komunash u përkulën pranë trupit të pajetë të tij.

Qerim Kelmendi i cili ishte prej pjesëtarëve të parë të UÇK-së, u vra në orët e para të së enjtes pranë fshatit të tij Llabjan, ku trupi dhe vetura e tij u gjetën të djegur.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button