Iu konfiskuan mbi 11 kg marihuanë, u arrestua 45 vjeçari në Prizren

Policia dje ka arrestuar një person të dyshuar, me inicialet S.T (1976) në Prizren dhe ka konfiskuar 11 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘marihuanë’, gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij.
Policia ka informuar se gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë e poshtëshënuara si provë materiale:
Dy pushkë gjuetie dhe 15  fishekë
Një pistoletë, me karikatorë të zbrazët
Një thes i bardhë dhe një thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshe totale 2200 gramë.
Një thes i zi me gjethe të bimës cannabis sativa me peshë totale 2100 gramë
Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (me trup të bimës ) me peshë 1000 gramë
Një thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshë 1900 gramë
Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 900 gramë
Bimë e dyshuar cannabis sativa me peshë totale 3000 gramë
12 bimë të cannabis sativa-së të mbjella  në zonën e quajtur “LAKE “ afër fshatit  Tupec  afër lumit Drini i Bardhë.
Një  veturë ‘WV pasat’ me targa vendore
Një telefon mobil ‘samsung’
Një telefon mobil ‘ONXA’
“Në total gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 11.kg dhe 100 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe dëshmitë e lartshënuara. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren është iniciuar rasti “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.”, ka informuar policia.
Ndaj  të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante policore./21Media

Back to top button