Iu sekuestrohet drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë të moshës 35 dhe 28 vjeç u arrestuan dje (19 tetor) nga policia e Padovës në përfundim të një ndërhyrjeje që çoi në sekuestrimin e mbi 20 kilogramë drogë.
Agjentët i ndoqën në rrugën Configliachi, jo shumë larg Prato della Valle: ata ishin në një makinë dhe njëri nga të dy hyri në një ndërtesë dhe u largua pak më vonë me një qese të rëndë.
Pasi u larguan me automjet, ata u ndaluan nga policia disa minuta më vonë. Shoferi u përpoq të ikte në këmbë duke u futur fshehurazi në një ndërtesë, por të dy u kapën dhe u dërguan në komisariat.
Në makinë u zbulua një ndarje e veçantë në vendin e airbagut në anën e pasagjerit, ku kishte gjysmë kilogram marihuanë.
Gjithashtu u kontrollua banesa dhe u sekuestruan 5.5 kilogram kokainë , e njëjta sasi marihuane dhe gati 10 kilogram hashash së bashku me një revole . Dy shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burg./oranews

Back to top button